Kurset në OLC
Për të mësuar në mënyrë sa më të këndëshme gjuhën gjermane apo angleze, në OLC ka shumë metoda të ndryshme. Kështu mësimi është interaktiv dhe për këtë ne ofrojmë kurse të llojeve të ndryshme, për t'ju përshtatur sa më mirë kerkesave tuaja.
Kurs në grup
Kurset mund të zhvillohen në grupe të cilat përbëhen 2-5 persona, në mënyrë që mund të zhvillohen të gjitha metodat në mënyrë cilësore: dëgjim, lexim, shkrim dhe e folur.
Kurs gramatikor
Nëse mendoni se jeni shumë mirë në fjalor, por veshtirësitë tuaja qëndrojnë në gramatikë, ju mund të zgjidhni këtë kurs për t'i përvetësuar ato. Këtë kurs ju mund ta zhvilloni për nivelin që ju dëshironi.
Kurs komunikimi
Kursi i komunikimit është një program i cili ka për qëllim të përmirësoni të folurin tuaj. Seancat në këtë kurs zhvillohen në metoda të ndryshme, në mënyrë që nxënësit të përballen me të gjitha situatat e jetës së përditshme.
Kurs individual
Ju mund të zhvilloni një kurs indivudal për nivelin dhe gjuhën që ju dëshironi. Sigurisht që zhvillohen të gjitha metodat e mësimdhënies: lexim, dëgjim, shkrim, e folur.
Kurs përgatitor provimi
Të gjithë mund të jemi konfuzë se si është i ndërtuar provimi i gjuhës gjermane apo angleze. Për të hequr të gjitha pasiguritë, mund të zhvilloni një kurs përgatitor provimi, në të cilin do të mësoni strukturën e provimit, tipet e ushtrimeve që mund të jenë, si dhe do të punohen teste shembuj.
Kurs intensiv
Nëse dëshironi të mësoni gjuhën gjermane apo angleze më shpejt, mund të zgjidhni një kurs intensiv, në të cilin një nivel e kryeni për një muaj.