top of page
Search
Writer's pictureOLC Learners

Çfarë është Nominativ?

Nxënësit shpesh mendojnë se rasa e parë në gramatikën gjermane nuk duhet të mësohet aq intensivisht sepse është më i thjeshti nga të katër rasat. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Sepse po të thellohesh në rasën emërore, do të kuptosh shpejt se edhe kjo rasë ka veçori të caktuara që duhet t'i mësosh absolutisht që të mund të flasësh dhe të shkruash saktë. Jeni gati?




Rasa emërore (Nominaiv) – një shpjegim i thjeshtë

Çfarë është Nominativ? Në shumë gjuhë ekzistojnë të ashtuquajturat rasa. Një tjetër emër në gjermanisht për të është "Kasus". Ka katër rasa në gjermanisht: emërore (Nominativ), gjinore (Genitiv), dhanore (Dativ) dhe kallëzore (Akkusativ). Për çfarë ju duhen këto rasa? Keni dëgjuar ndonjëherë për ndryshimin e trajtave të një emri? Pikërisht për këtë ju duhen këto katër rasa: Ne mund të ndryshojmë një emër sipas rasës, numrit dhe gjinisë. Rasat përdoren për të treguar marrëdhënien midis një emri dhe pjesëve të tjera të një fjalie. Tani kthehemi pak tek përkufizimi i Nominativ:

Nominativ është forma bazë e emrave dhe përshkruan kryefjalën, pra personin ose sendin që kryen një veprim të caktuar!


Kryefjala mund të jetë një emër ose përemër. Pra, për ta përmbledhur më shkurt, kryefjala qëndron gjithmonë në Nominativ. Shohim disa shembuj:

· Der Vater ruft mich an.

· Sie kocht nicht so gerne.


Der Vater në fjalinë e parë dhe sie në fjalinë e dytë janë në këtë rast kryefjala. Pra, ata kryejnë një veprim të caktuar. Ata janë në trajtën e tyre më të thjeshtë. Tani shohim shembujt më poshtë:

· Ich rufe den Vater an.

· Mit ihr koche ich nicht so gerne.


Në këtë rast der Vater është kthyer në den Vater, sepse nuk është më kryefjalë, por kundrinor i drejtë dhe qëndron në Akkusativ (për të cilin do të flasim në një artikull tjetër), dhe në fjalinë e dytë ihr është kundrinor i zhdrejtë dhe qëndron në Dativ. Në të dyja rast kryefjala është Ich. Ajo qëndron në Nominativ.


Me cilat pyetje e gjejmë Nominativ?

Tani le ta thjeshtojmë pak më tepër. Kryefjalën mund ta gjejmë duke drejtuar dy pyetje: Wer? (Kush? – përdoret për njerëzit) dhe Was? (Çfarë? – të cilën e përdorim për sendet).

Shohim shembujt e mëposhtëm:


· Die Mutter hat einen Kuchen gebacken.

Wer hat einen Kuchen gebacken? – Die Mutter (Nominativ)


· Mein Handy ist kaputtgegangen.

Was ist kaputtgegangen? – Mein Handy (Nominativ)


Cilat janë nyjet në Nominativ?

Për të kuptuar shpjegimin e gjithë nyjeve në Nominativ, shohim tabelën më poshtë:






Edhe përemrat pronorë sipasa rasës, gjinisë dhe numrit përkatës marrin të njëjtat mbaresa si më sipër.


Kjo ishte e gjitha sa i përket rasës emërore (Nominativ). Nëse keni pyetje të tjera: Mos nguroni t’i shkruani ato në komentet më poshtë.

71 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page