top of page
Search
Writer's pictureOLC Learners

Transporti publik në Gjermani

Një vështrim në statistikat nga Zyrat Federale të Statistikave tregon se sa i rëndësishëm është transporti publik në Gjermani: një rekord pasagjerësh u vendos në vitin 2015, sipas të cilit më shumë se 30 milionë pasagjerë në ditë udhëtonin në distanca të shkurtra ose të gjata duke përdorur mjete të transportit publik. Këtu pëfshihen autobusët, metrotë, tramvaj, trenat rajonal dhe ndërqytetas. Në total njerëzit përdorën keto shërbime publike në vitin në fjalë më shumë se 11.1 miliardë herë.

Për sa i përket llojeve të transportit publik të pasagjerëve, mund të veçojmë dy lloje :

  • Transporti publik lokal (distanca të shkurtra) autobusë, tramvaj, metro dhe S-Bahn.

  • Transporti publik ndërqytetas: trena dhe autobusa në distanca të gjata dhe trenat rajonal .




Është e habitshme që vetëm rreth një për qind e pasagjerëve përdorin transportin në distanca të gjata. Rreth 99% përdorin transportin lokal ndaj në qytetet e mëdha si Berlini, autobusët mbërrijnë çdo 5 minuta.


Numri i Pasagjerëve

Rreth 7.1 miliardë pasagjerë përdorën transportin publik në Gjermani në vitin 2020. Numri i pasagjerëve tregon qartë se autobusët dhe trenat zëvendësojnë rreth 14 milionë udhëtime me makina në rrugët gjermane çdo vit.

Në vitin 2017, çdo banor ka hipur në autobus ose tren mesatarisht 138 herë. Në vitin 2008 kishte ende 129 (pra ka patur një rritje me 7%).



Biletat dhe kostot


Tarifat për biletat varijojnë sipas distancës, destinacioneve (brenda ose jashtë qytetit/rajonit/shtetit), datës, numrit të udhëtarëve, mjeteve të transportit, klasit të parë ose të dytë si dhe shërbimeve shtesë. Ato mund të blihen onlineose në automate. Në vija të përgjithshme autobusët janë zgjedhja më e lirë, ndjekur nga tramvaj dhe metrotë. Trenat mund të shihen si alternativa më e shtrenjtë me bileta nga 5-25€ (për distanca nën 250km) dhe mbi 30€ (për trenat ndëryqytetas).Megjithatë janë më të shpejtë, komod dhe të përshtatshëm për destinacione të largëta. Për klasin e parë, çmimi i biletës mund të jetë sa dyfishi i biletës standarde.



Mungesa e një bilete ose një biletë jo e vlefshme dënohet me gjobë! Shërbimet e ofruara nga transporti publik natyrisht nuk janë falas. Një biletë përkatëse duhet të blihet përpara nisjes, pasi blerja e një biletë tek një faturino nuk është më e mundur. Gjobat mund të ndryshojnë nga rajoni në rajon, zakonisht duhet të prisni një tarifë të shtuar deri në 60 euro. Nëse keni harruar vetëm biletën mujore ose nëse nuk mund ta paraqisni atë gjatë kontrollit, shuma ulet në 7 euro nëse ajo do të dorëzohet brenda një jave. Nëse kapeni rregullisht duke kryer këte shkelje, do të konsideroheni përgjegjës për një vepër penale. Dënimi është burgim deri në një vit ose një gjobë tjetër.



Një alternativë më e lirë

Nëse do të përdorni transportin publik në përditshmëri, këshillohet të blini bileta “të lira” nga kompanitë përkatëse të transportit: për shembull bileta javore/mujore/vjetore, biletat rajonale, bileta në grup etj. Informacionet janë të i disponueshme online dhe në pikat e shitjes.


17 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page