top of page
Search

Pse gjermanishtja është e vështirë?

Mësimi i gjermanishtes mund të jetë sfidues, argëtues dhe zhgënjyes në të njëjtën kohë. Është një provë durimi dhe vullneti, por në shumë raste nuk është aq e vështirë sa duket.

Për këtë arsye ne kemi krijuar një listë me 5 arsye për të cilat mësimi i gjermanishtes mund të jetë vërtet i vështirë, dhe 5 arsye për të cilat nuk është aq shumë.





#1 - Sepse mund të thuash një gjë në 500 mënyra të ndryshme


Në fakt 500 është një numer hiperbolik, por Gjermanishtja ka një leksik shumë të pasur. Kjo është pjesërisht për shkak të aftësisë së saj të jashtëzakonshme për të krijuar terma të rinj përmes ndërtimit të fjalëve (Wortbildung). Si një thurje, fjalë dhe emra të ndryshëm mund të bashkohen me një ose më shumë prapashtesa. Disa gjëra në gjermanisht mund të thuhen me dy fjalë krejtësisht të ndryshme që në fakt kanë të njëjtin kuptim. Zgjedhja e fjalës do të varet më pas nga konteksti. Fatkeqësisht, kjo pasuri në fjalor vlen edhe për fjali ose shprehje të tëra. Kështu, edhe nëse studioni gjermanisht për 5 vjet dhe dini 5 mënyra të ndryshme për të pyetur "Si jeni?", me shumë gjasa një folës vendas do të vijë tek ju një ditë dhe do të përdorë atë mënyrë të gjashtë që nuk e keni hasur.


#2 - Sepse gjuha e folur është shumë e ndryshme nga ajo e shkruar


Po, ky është ndoshta aspekti më pak interesant, për të mos thënë tepër zhgënjyes i gjermanishtes: pa marrë parasysh se sa mirë i dini TË GJITHA rregullat e mundshme gramatikore, gjininë e qindra emrave, strukturën e fjalive etj..., me shumë mundësi nuk do të jeni në gjendje të kuptoni asgjë nga bisedat tuaja të para me një gjerman, veçanërisht në situata joformale. Në fakt ,ka një emër për të, të ashtuquajturën Umgangssprache (zhargon). Leksiku i saj madje është i përmbledhur në fjalorë të veçantë dhe ka karakteristikë të qënurit i kryqëzuar me dialektet. Ajo që e dallon përfundimisht gjuhën e folur është ai grup fjalësh “të vogla” që nuk kanë absolutisht asnjë kuptim më vete dhe që gjermanët përdorin për t'i dhënë ton fjalisë (si gjestet e dorës për italianët) si mal, schon, halt, doch,denn… përdorimi i këtyre fjalëve do të ndajë menjëherë një folës vendas nga ai që, pavarësisht se sa i rrjedhshëm mund të jetë, mësoi gjermanishten si gjuhë të dytë. Ka më pas tendenca për të pyetur "Wo kommst du her?" dhe "Wo gehst du hin?" në krahasim me standardin "Woher kommst du?" dhe "Wohin gehst du?".


#3 - Sepse ka tre gjini për emrat dhe me përjashtim të disa rregullave, duhet të mësoni nyjen përmendësh


Kjo është ndoshta tronditja më e madhe kur filloni të mësoni gjermanisht: të zbuloni se ekzistojnë tre gjini të ndryshme mashkullore, femërore dhe asnjëanëse. Këto gjini ekzistojnë dhe në gjuhen shqipe, pra ku qëndron vështirësia këtu? Vetëm disa rregulla janë të qarta dhe përcaktojnë saktë gjininë e emrit (fjalët që përfundojnë me -ung janë të gjitha femërore, ato që mbarojnë me -er janë zakonisht mashkullorë), pë pjesën tjetër, gjinia nuk varet gjithmonë nga struktura e fjalës, por është totalisht rastësore. Më shumë sesa të përpiqesh të gjesh një arsye logjike pas faktit që një vajzë, për shembull, është gjinia asnjëanëse (das Mädchen), këshilla është thjesht ta pranosh atë dhe ta mësosh përmendësh. E njëjta gjë vlen edhe për shumësin e emrave. Rezultati është se ndryshe nga gjuhët e tjera, ku mjafton të mësosh një fjalë dhe të vazhdosh përpara, në gjermanisht do të duhet të mësosh njëkohësisht gjininë dhe shumësin. Në thelb, një stërmundim mendor.


#4 - Sepse disa tinguj janë vërtetë të vështirë për t'u shqiptuar


Kjo është një vështirësi te cilën e has çdokush që përpiqet të mësojë këtë gjuhë, sepse disa tinguj në gjermanisht janë vërtet të vështirë për t'u shqiptuar. Disa e kanë të vështirë me ch-në (që të mos ngatërrohet me sch) ose një tingull tjetër i vështirëpër fillestarët është “R”, ai që largohet zgavra e fytit dhe që ndryshon krejtësisht tingullin e fjalëve si Brot, Recht etj. Vet gjermanët, nuk mund të shpjegojnë saktë se si e formulojnë këtë tingull, ose përse ai ndryshon në varësi të vëndit që shkronja “r” zë në një fjalë. Për shembull mund ta keni dëgjuar “r” e ndodhur në fund të fjalës të shqiptuar si “a”.


#5 - Sepse nuk mund të imagjinojmë që disa folje mund të ndahen


Po, kur shikoni në fjalor do të gjeni madje një fjalë ("trennbare/ të ndashme") e cila përcakton një lloj të veçantë foljesh, si ausgehen = të dal jashtë, por në fjalitë e zakonshme e njëjta folje do të ndahet në dysh dhe prapashtesa do të shkojë në fund. Pse? Arsyeja nuk dihet. Rastet në të cilat do të jeni duke lexuar, përkthyer ose duke folur dhe do të perballeni me nje folje të kësaj kategorie, do t’ju lerë në një gjëndje suspance, pasi duhet të arrini në fund te fjalisë për të marrë ose për ti dhën kuptimin e plotë të saj! Cilat janë gjërat më të thjeshta në gjermanisht për t'u mësuar? Këto do t'i ndjekim në Blogun e rradhës.


18 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page