Nje CV na nevojitet kudo: nese deshiron te besh nje Ausbildung ose nje praktike, nese deshiron te aplikosh ne nje vend pune apo edhe per nje vend studimi ne Universitet. Ne kete Blog do te mesoni se si te shkruani nje CV te mire ne gjermanisht. Los geht’s 😊.
Perpara se te fillojme, duam t’ju rikujtojme qe te gjitha informacionet me te rendesishme te ketij Blogu, si dhe nje shembull te nje CV ne formatin gjerman, i gjeni te permbledhura ne nje material ne PDF te cilin mund ta shkarkoni falas duke klikuar butonin me poshte. Nese do ta lexosh kete Blog deri ne fund, atehere do te mund te shkruash edhe ti vete CV-ne tende.
Le ta nisim nga fillimi: Nje CV (Curriculum Vitae) ne gjermanisht eshte “Lebenslauf” (der Lebenslauf). E dini qe CV eshte dokumenti me i rendesishem qe ju nevojitet per nje aplikim? Po, eshte e vertete. Shumica e punedhenesve e lexojne ate perpara letres se motivimit (Anschreiben/Motivationsschreiben).
Nje leter motivimi (Anschreiben) eshte nje dokument ne te cilin ju e bashkengjisni me CV-ne tuaj ne aplikim. Ne CV ju shkruani gjithe informacionet tuaja me te rendesishme: eksperiencat e punes, shkollimi si dhe pikat tuaja te forta. Pasi ju keni bere aplikimin, dhe pasi punedhenesit e kane shqyrtuar aplikimin tuaj, vendosin nese do duhet te zhvilloni nje interviste ose jo. Per kete arsye, nje CV e ndertuar sakte ju jep shume shanse te larta per t’u pranuar aty ku deshironi. Le te shohim se si ndertohet nje CV ne formatin gjerman.
1. Ka disa gabime te vogla te cilat mund t’ju skualifikojne qe ne pamjen e pare: Kujdes Strukturen!
Nese ne pamje te pare CV juaj nuk ka nje strukture, automatikisht nuk kalon ne fazen tjeter. Si eshte struktura e nje CV? a) Nuk duhet te jete me e gjate se 2 faqe.
b) Mos shkruani shume tekst, por perpiquni t’i permblidhni informacionet me fjali te shkurtra.
c) Pikat ne te cilat duhet te permbaheni jane si me poshte: - Titel “Lebenslauf” - Persönliche Daten & Bewerbungsfoto
- Berufserfahrung
- Akademische Ausbildung
- Besondere Kenntnisse & Zusatzqualifikationen
- Interessen & Hobbys
Kliko ne butonin me poshte per te shkarkuar materialin ku ju tregohet nje strukture e nje CV dhe menyra se si mund te vendosni te dhenat tuaja.
Tani le te shikojme te gjitha pikat me rradhe.
1. Persönliche Daten Filloni me emrin dhe mbiemrin tuaj (Vorname und Nachname), me pas adresen (Adresse: Straße, Hausnummer, PLZ und Ort), pastaj vazhdoni me menyrat e kontaktit (Kontaktdaten: Telefonnummer, E-mail)
“2 keshilla per numrin e telefonit dhe e-mail: Nese po beni nje aplikim jashte shtetit vendosni prefiksin e shtetit ku jetoni (p.sh: per Shqiperine (+3556********). Ndersa per sa i perket e-mail perpiquni qe te jete sa me serioz (p.sh: max.müller@yahoo.com, dhe jo max123@yahoo.com). Kjo krijon nje pershtypje me te mire. Nese deshironi mund te vendosni: vendin dhe diten e lindjes (Geburtsdatum und ort) si dhe shtetesine (Staatsangehörigkeit).
2. Bewerbungsfoto
Fotoja nuk eshte e detyruar per ta vendosur. Por nese deshironi ta vendosni perpiquni te plotesoni disa kritere: te jete sa me profesionale. Nje foto pasaporte, foto te bera vete ose nje selfie, fotot ku duket i gjithe trupi juaj, nuk jane te duhurat per nje CV, por foto te cilat lidhen shume mire me profesionin ose punen tuaj. Fotoja perfekte do te ishte nese eshte ne profil ose gjysemmprofil, ne te cilen duket busti dhe koka. Sfondi i fotos duhet te jete neutral dhe njengjyresh. Dhe mos harroni te dilni te buzeqeshur 😊!
3. Berufserfahrung
E rendesishme: eksperiencat e punes duhen vendosur gjithmone! Tani mund te jeni duke pyetur veten, po nese nuk kam experience pune? Pergjigja eshte po, duhet vendosur. Ne vijim po u tregojme disa terma qe mund te vendosni: Mos shkruani asnjehere arbeitslos por mund ta zevendesoni ate me arbeitssuchend. Tingellon me bukur apo jo? 😉 Nese keni bere nje pushim te gjate, nje alternative do te ishte qe ju ta specifikoni ate ne letren tuaj te motivimit, por duke e kthyer gjithmone ne nje kontekst pozitiv. Per te shkruar eksperiencat e punes menyra e duhur do te ishte kjo: Monat/Jahr – Monat/Jahr (Pra periudha e fillimit dhe mbarimit te nje experience pune ku do te shkruani muajin dhe vitin e fillimit dhe te mbarimit, p.sh: 10/2020 – 08/2021). Me pas shkruani pozicionin e punes dhe emrin e kompanise ku keni punuar. Duhet qe eksperiencat e punes t’i shkruani ne nje rend anti-kronologjik: nga eksperienca me e fundit qe keni patur, te me e vjetra. Nese deshironi mund te specifikoni me 1-2 fjali detyrat tuaja ne secilen pune qe keni bere me pare.
4. Ausbildung
Perseri shkollimi juaj duhet vendosur ne rend anti-kronologjik, p.sh: Master, me pas Bachelor. Nese keni kryer te pakten nje Bachelor, perpiquni te evitoni vendosjen e gjimnazit ne CV, dhe ne asnje menyre te mos vendosni shkollen 9-vjecare.
Nese keni nisur nje Universitet dhe nuk e keni mbaruar ende mund te skruani vitin e fillimit dhe me pas nje minus (-) qe tregon se ju jeni duke e kryer aktualisht Universitetin (09/2018 - ), ose mund te shkruani thjesht angestrebter Abschluss. Pastaj shkruani degen dhe emrin e Universitetit ne te cilin po studioni.
5. Besondere Kenntnisse
Ketu ju mund te vendosni si vijon: - Sprachkenntnisse (njohuri gjuhesore)
- PC – Kenntnisse (njohuri kompjuterike)
- Führerschein (patenta, nese e keni ate)
Nese keni certifikata, atehere vendosini ato ne fillim. Perpiquni qe te mos vendosni gjithe certifikatat qe keni, por t’i perzgjidhni ato. P.sh: Nese keni certifikatat e gjuhes gjermane te niveleve A2, B1 dhe B2, atehere vendosni vetem ate te nivelit me te larte (B2).
Per njohurite gjuhesore mund te shkruani ose nivelin qe keni (A1, A2,B1, B2, C1, C2), ose t’i pershkruani ato me fjale:
- Albanisch – Muttersprache
- Deutsch – verhandlungssicher
- Französisch – fließend in Wort und Schrift
- Spanisch – erweiterte Grundkenntnisse
Perdorni keto pershkrime per nivelet perkatese si me poshte:
A1 – Grundkenntnisse
A2 - erweiterte Grundkenntnisse
B1 – konversationssicher
B2 – fließend in Wort und Schrift
C1 – verhandlungssicher
C2 – muttersprachliches Niveau Cili eshte niveli jot? Shkruaje ate ne komentet me poshte 😊.
6. Zutasqualifikationen
Ketu mund te vendosni te gjitha trajnimet, seminaret qe ju keni zhvilluar, certifikata, etj. Mos u shqetesoni nese nuk keni kryer asnje prej tyre, sepse nuk eshte e detyruar te vendosen.
7. Interesse und Hobbys
Dhe ne fund mund te vendosni te gjitha pasionet qe ju keni 😊. Tregon me shume per ju.
Keshtu ju keni ndertuar nje CV (Lebenslauf) te sakte ne formatin gjerman. Per te qene akoma me profesionale, ruajeni ate ne formatin PDF dhe emertojeni me emrin Lebenslauf_Nachname.
Kjo ishte e gjitha per kete artikull ne OLC | Blog. Shpresoj te keni mesuar dicka te re dhe nga sot te kuptoni se si mund te shkruani nje CV te sakte, profesionale dhe qe mund te rrite shanset tuaja per t’u pranuar ne vendin qe ju deshironi.
Dhe per te pare te gjitha pikat kryesore te ketij artikulli te permbledhura ne nje material te vetem, si dhe te shikoni nje shembull te nje CV ne formatin gjerman, klikoni ne butonin me poshte per ta shkarkuar ate.
Viel Erfolg bei deiner Bewerbung!
Komentarze