top of page
Search

Pse gjermanishtja nuk është e vështirë për t'u mësuar?

Por, gjermanishtja ishte një gjuhë e vështirë, apo jo?

Të paktën këtë argumentonte artikulli i fundit i OLC, megjithatë nuk mund ti përcaktojmë gjuhët si të bardhë ose të zezë, veçanërisht një gjuhë aq e pasur dhe e larmishme si gjermanishtja! Prandaj le ti përgjigjemi pyetjes fillestare të artikullit.



#1. Sepse ka rregulla ekzakte gramatikore.

Të mesuarit e të gjitha rregullave gramatikore është një proces i gjatë, por pasi ti mësoni ato do të mund të jeni të sigurt se nuk do të bëni shumë pak gabime, pasi gramatika e gjermanishtes nuk lejon fleksibilitet si gjuha shqipe. Në shqip është shumë e zakonshme të ndërrojm pjesërisht vëndin e gjymtyrëve të fjalisë sipas dëshirës. Fjalia përsëri do të jetë e saktë dhe e kuptueshme. Përkundrazi, në gjermanisht, folja në një fjali të nënrenditur duhet të qendrojë gjithmonë në fund, rrethanorët duhet vendosur sipas rregullit “TeKaMoLo” etj.

#2. Sepse ka pak kohë foljesh.

Mendoni sikur të jeni ne fillimet e një gjuhe te re, dhe të mësoni se ka plot 5 mënyra të ndryshme për të shprehur të shkuarën! Në këtë rast do të ishim duke folur për shqipen. Për fat të mirë në gjermanisht ka vetem 3 mënyra për te shprehur të shkuarën, madje një prej tyre nuk është gjerësisht e përdorshme në gjuhën e folur por vetëm atë të shkruar, pra letrar. Një tjetër lehtësi, është se e koha e tashme mund të përdoret për të shprehur të ardhmen. Ndërkohë mungesa e kohëve “të vazhdueshme” të cilat ekzistojnë në gjuhë si anglishtja dhe paraqesin vështirësi për fillestarët, gjithashtu nuk janë të pranishme.


#3. Sepse fjalët janë të prejardhura.

spielen, das Spiel, der Spieler, spielerisch

luaj, loja, lojtari, lozonjar

Ashtu si dhe në gjuhën shqipe shumë fjalë gjermane kanë prejardhjen nga e njëjta rrënj. Në këtë mënyrë, vetem duke ditur kuptimin e emrit “das Spiel”, eshte e logjikshme që spielen, der Spieler, spielerisch(pra tre fjalë të tjera, secila me një kategori të ndryshme gramatikore) të jenë lehtësisht të kuptueshme, pa pasur nevoj për përkthime ose shpjegime shtes. Kjo është veçori e zakonshme për një numër të madh gjuhësh, për fat të mirë dhe gjermanishten!


#4. Sepse ekzistojnë huazimet.

Huazimi i fjalëve nga gjuha angleze, veçanërisht që nga mesi i shekullit të 20-të, e ka pasuruar gjermanishten me një spektër të gjerë fjalësh të reja, të cilat anglishtfolësit do t'i njohë lehtësisht: hi, cool, joggen, Computer, chatten, Menagement, Bestseller, Brand, Start, Generation,Trend, testen, stopen,doënloaden etj. Këto fjalë dhe shumë e shumë të tjera janë integruar në gjermanishten standarde madje janë mjaft të zakonshme në gjuhën e përditshme, duke u dhënë kështu anglishtfolësve përparësi me fjalorin.


23 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page