top of page
Search

Parafjalët shkakore




A njeh dikë që flet shumë pa dalë kurrë në temë?


Këtë gjë e bëjnë shumë njerëz - flasin shumë pa arritur në thelbin e bisedës. Por si mund të justifikosh diçka me vetëm një fjali? Në këtë pyetje na ndihmojnë parafjalët shkakore (kausale)! Mëso më shumë rreth tyre në këtë artikull.


Parafjalët shkakore - Përkufizim


Me siguri e di tashmë se çfarë janë parafjalët. Për kujtesë: parafjalët janë fjalë të shkurtra që shprehin një lidhje midis një emri ose përemri dhe pjesës tjetër të fjalisë Ja një shembull për këtë: "Das Buch steht auf dem Tisch".


Parafjala "auf" na tregon vendin ku ndodhet libri. Tani imagjinoje të njëjtën fjali pa një parafjalë: "Das Buch steht dem Tisch.". Kjo fjali na jep shumë pak informacion për vendndodhjen e librit: poshtë tavolinës apo ndoshta pranë tavolinës?


Çfarë parafjalesh njeh ti? Shkruaji ato në komente!


Ashtu si me temat e tjera gramatikore në gjermanisht, tema e parafjalëve është shumë e larmishme: ka lloje të ndryshme parafjalësh, ndër të tjera edhe parafjalët shkakore.


çfarë do të thotë "Kausale"?


Para se të sqarojmë se çfarë janë parafjalët kauzale, le të shohim më nga afër termin "Kausale". Me këtë fjalë nënkuptohet lidhja midis një shkaku dhe efektit që rrjedh prej tij.


Për shembull: "Die Bahn kam nicht, deshalb habe ich mich verspätet.". Shkaku në këtë fjali është "Die Bahn kam nicht". Kjo është arsyeja pse unë u vonova. A është e qartë kuptimi i fjalës "Kausale"? Atëherë tani mund të kuptosh më mirë përkufizimin e "parafjalëve shkakore (Kausale Präpositionen)"!


Parafjalët shkakore janë fjalë që krijojnë një lidhje shkak-pasojë midis dy pjesëve të një fjalie. Kjo do të thotë se me ndihmën e tyre shprehet lidhja midis dy ngjarjeve, ku njëra është shkak për ngjarjen e dytë (pasoja).


Kemi përgatitur për ty një listë me këto parafjalë. Ato janë: wegen, aufgrund, angesichts, dank, infolge.


Pyetjet që mund të gjejmë ato janë: „Wieso? Weshalb? Warum? Weswegen?“.


Shpresojmë që ky artikull t'ju ketë ndihmuar për të kuptuar këto parafjalë.

15 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page