top of page
Search
Writer's pictureOLC Learners

Mënyra më e mirë për të mësuar fjalorin

Cila është mënyra më e mirë për të mësuar fjalorin në një gjuhë të huaj? Nxënësit më të suksesshëm të gjuhës nuk përdorin vetëm një teknikë për të përmirësuar fjalorin e tyre, por shumë të ndryshme. Metodat më të mira janë ato që përdorni më shpesh, kështu që ia vlen të provoni shumë mënyra të ndryshme për të zgjeruar fjalorin tuaj derisa të gjeni ato që funksionojnë për ju.


Pse është i rëndësishëm mësimi i fjalorit?

Fjalët e fjalorit janë blloqet ndërtuese të bisedës dhe të kuptuarit në një gjuhë. Në fillim të rrugëtimit tuaj të mësimit të gjuhës, do ta keni të vështirë të përcillni mendimet tuaja, dhe kjo ndodh sepse thjesht nuk dini ende fjalë të mjaftueshme. Kur zgjeroni fjalorin tuaj, aftësia juaj për të komunikuar rritet dhe do ta keni më të lehtë bisedën.


Këshillat tona më të mira se si të mësoni fjalorin në një gjuhë të re


1. Po, kartat janë ende të mira

Kartat janë ende një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar një gjuhë të re. Shkruani në disa karta (letra) të vogla fjalë të reja, dhe në disa të tjera kuptimet e secilës. Përziejini ato dhe provoni të përputhni fjalën e duhur me përkufizimin e saj.


2. Mbani fjalët e reja shënim në një fletore

Gjeni një fletore dhe shkruani çdo fjalë fjalori për të cilën nuk jeni të sigurt, si dhe përkufizimin ose përkthimin e saj. Bëjeni këtë me shkrim në fletore dhe jo në telefonin tuaj, sepse do ta mbani mend më mirë. Sa herë që hasni në një fjalë që nuk e dini, kërkoni kuptimin e saj dhe shkruajeni në fletore.


3. Këndoni këngë në gjuhën që po mësoni

Zgjidh këngët në gjuhën që po mëson dhe kërko tekstin në internet. Të këndosh jo vetëm që zhvillon fjalorin, por të ndihmon edhe me shqiptimin. Kërkoni çdo fjalë që nuk i dini dhe shkruajini ato në fletoren e fjalorit. Këndoni shpesh në gjuhën që po dëshiron dhe do të mësoni fjalor të ri pa e kuptuar fare.


4. Flisni me veten me zë të lartë

Ashtu si të kënduarit, kur thua fjalë me zë të lartë, e bën më të lehtë të kujtosh. Përpiquni të shpjegoni librin që po lexoni në gjuhën që po meson, ose tregoni një aktivitet që keni bëre gjatë ditës, si ishte dita juaj. Kërkoni çdo fjalë që ju nevojitet dhe shkruajini ato në fletoren e fjalorit.


5. Ndiqni faqe në rrjetet sociale që kanë në përmbajtje shpjegimin e gjuhës që ju po mësoni Ndiqni disa faqe në TikTok ose Instagram që shpjegojnë gjuhën që ju po mësoni nëpërmjet videove dhe fotove. Ato tregojnë çdo situate nga jeta e përditshme, shpjegojnë fjalë të reja, shprehje që përdoren në jetën e përditshme, që ndoshta ju nuk i gjeni gjithmonë në libër, gramatikën etj. Kështu ju arrini të mësoni më shumë fjalë të reja, dhe të zgjeroni fjalorin tuaj.



Zgjidhni disa këshilla për të mësuar fjalorin dhe filloni t’i zbatoni nga sot!

Zgjidhni disa nga këshillat tona për të mësuar fjalorin, por në fund të fundit, cilado metodë që ju pëlqen është më e mira. Mësimi i gjuhës ka të bëjë me qëndrueshmërinë, kështu që nëse jeni një nxënës vizual dhe ju pëlqen të vizatoni, bërja e kartave të ilustruara mund të jetë më e mira. Për nxënësit praktik, shkrimi i postimeve në mediat sociale në gjuhën që ju po mësoni mund të funksionojë më mirë. Mos kini frikë të kaloni në një metodë tjetër, e gjitha është praktikë!


Nëse dhe t’i ke propvuar mënyra të tjera, të cilat të kanë ndihmuar me mësimin e gjuhës, komento më poshtë!




82 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page