top of page
Search
Writer's pictureOLC Learners

Jo vetëm një gjuhë e re!

“Një gjuhë nuk është vetëm një sistem i organizuar shenjash; është një ekuacion i elementeve të ndryshëm nga të cilët gjuhësia është më e dukshmja. Nëse kultura nuk ekziston pa gjuhë, atëherë gjuha nuk ekziston pa kulturë.” - Mbi homogjenitetin midis gjuhës dhe kulturës


Fakti që ti po lexon këtë Blog, na lë të nënkuptojmë se mund te jesh dikush i cili sapo ka nisur rrugetimin e gjatë të të mesuarit një gjuhë të re.

Si thuhet në shqip…?

Megjithëse mund të jetë e lehtë të dalesh në perfundimin se e vetmja gjë që nje gjuhë të meson janë fjalët e reja që tingellojnë aq cuditshëm, gramatika e ndërlikuar ose struktura “të mbrapshta” fjalish, mos u gënje! Je duke u përfshirë në një vorbull, në qendrën e së cilës qendron kultura dhe jo gjuha.

Ja pse, kur kërkojm përkthimin ekzakt të një fjale nga një gjuhë e huaj, ai mund të mos ekzistojë. Shpesh herë situata rezulton në atë mënyre që ne arrijmë të kuptojmë realisht një fjalë vetem pasi kemi përvetesuar nje pjesë të mirë të gjuhes(kulturës), dhe megjithatë kur vihemi në pozitë për të shpjeguar këtë koncept, na “mungojnë” fjalët.Shpjegimi që mund të gjendet në fjalorë të shtypur ose online, është gjithashtu I pakënaqshëm dhe I pamjaftueshëm.

Diçka më tepër sesa aftësi gjuhësore…

Kultura përbën një komponent thelbesor të çdo personi dhe të gjuhës në të cilën ai shprehet . Rrugëtimi i një gjuhe është i lidhur ngushtë me rrugëtimin kulturor të popullit i cili e flet atë. Ndërsa të mësuarit e një gjuhe të ndryshme mund t'ju bëjë më të vetëdijshëm për dallimet kulturore, ju gjithashtu kuptoni pse ekzistojnë këto dallime dhe rëndësinë e respektimit të kulturave të ndryshme. Mësimi i gjuhës mund të frymëzojë solidaritet, tolerancë dhe mirëkuptim.

Të mësosh një gjuhë të huaj ka të bëjë me të mësuarit e një kulture të re, stileve të jetesës, qëndrimeve, mënyrave të të menduarit, një logjike të re dhe ndryshe. Mund të përfitosh pikëpamje të cilat më parë kane qënë tëfshehura dhe befas bota jote 1 dimensionale, kalon në dy dimensione. Meson gjithashtu se ndertimi i një fjalie, në të cilën kallëzuesi shprehet i fundit, është gjithashtu e mundur (Hallo Deutschlerner!).


15 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page