top of page
Search
Writer's pictureOLC Learners

Der Weihnachtsmarkt ist da!

Historia e tregjeve gjermane të Krishtlindjeve na kthen prapa deri në mesjetën e vonë në pjesën gjermanishtfolëse të Europës. Në atë kohë, "Tregu i Krishtlindjeve" (der Weihnachtsmarkt) nuk ekzistonte dhe quhej "treg dimëror" (der Wintersmarkt). Ai zgjaste vetëm disa ditë dhe qëllimi kryesor ishte që fshatarët të grumbullonin rezerva (kryesisht ushqim) para se të fillonin muajt e gjatë dhe të ftohtë të dimrit. Me kalimin e kohës, ata filluan të shesin lodra të punuara me dorë, shporta dhe produkte prej brumi. Njerëzit i blinin këto mallra me qëllim që t'i jepnin si dhuratë për Krishtlindje gjatë festave. Ishte ky lloj tregu dimëror që ngadalë u kthye në tregun gjerman të Krishtlindjeve që njohim sot.

Deri më sot, Weihnachtsmarkt është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore gjermane dhe (s'ka nevojë të thuhet) një nga pjesët tona të preferuara të kulturës gjermane! Vetëm në Gjermani janë numëruar më shumë se 2400 tregje Krishtlindjesh në vitin 2017 dhe shifra të përafërta për vitet e mëpasshme. Këto tregje ndryshojnë në varësi të rajonit dhe Landit, por formula e përgjithshme e suksesit është e njëjtë në çdo treg: (der) Glühwein, (das) Lebkuchen dhe një atmosferë që të ngroh zemrën!



Në Dresden...

Striezelmarkt në Dresden, Gjermani, konsiderohet tregu i parë i vërtetë i Krishtlindjeve në botë.

Striezelmarkt i Dresdenit u mbajt për herë të parë në 1434 dhe konsiderohet tregu i parë i vërtetë i Krishtlindjeve, tregjet e mëparshme të sezonit ishin "tregje dimërore". Tregje të tilla ka patur në Vjenë (1298), Mynih (1310), Bautzen (1384), dhe Frankfurt (1393).


Në Nürnberg …

Më i famshmi nga të gjitha tregjet është Christkindlesmarkt i Nürnberg-ut. (Die) Frauenkirche, kulla e lartësuar me pamje nga tregu, ka një orë zile, në të cilën figura prej druri shfaqen disa herë në ditë. Christkindlesmarkt është vendi për të provuar gjithcka cfarë ofron  Nürnberg-u. Aty do të gjeni Lebkuchen-in e famshëm, një biskotë me erëza dhe mjaltë, Bratwurst dhe Backpflaumen si dhe kumbullat e thata.

 cc:Living Hotels


Në Berlin ...

Një treg në lagjen Prenzlauer Berg zhvillohet sipas Festivalit Suedez „Lucia“, në të cilin një vajzë me një kurorë qirinjsh të ndezur në flokët e saj luan rolin e shenjtit mbrojtës të dritës. Stendat e mahnitshme grupohen rreth një karuseli, dhe një hekurudhë e vogël i çon fëmijët nëpër një pyll përrallor nën një pemë të madhe Krishtlindjesh.


Në Köln ...

Ka jo më pak se gjashtë tregje Krishtlindjesh, secili me karakterin e vetë. Artistët dominojnë skenën përpara katedrales, nën pemën më të madhe të Krishtlindjes në Rheinland. Stendat janë "gjysmë të drunjta". Më i vjetri nga tregjet është në Neue Markt në qendër të zonës tregtare.


Në Essen

Tregu i Krishtlindjeve i këtij qyteti zhvillohet njëkohësisht me "javët e dritës" së tij (die Lichterwochen) në të cilat njëqind mijë drita në kompozime fantastike, kthejnë natën në ditë.


Në Frankfurt

Panairi zhvillohet në Römerberg, përballë bashkisë. Këmbana e Kishës së Nikolait (das Glockenspiel) luhet çdo ditë në orën 9 të mëngjesit, 12:00 dhe 17:00. Tregu i Krishtlindjeve në Frankfurt është “eksportuar” me shumë sukses në qytetin e tij partner Birmingham të Anglisë.


Në Hamburg

Hamburgu gjithashtu ka një numër të madh tregjesh të Krishtlindjeve për të ofruar. Ai përballë bashkisë përfshin një kafene vieneze artistike, ndërsa vizitorët në Spitalerstrasse priten nga një statujë gjigante prej plastike e Shën Nikollës.


Në Mynih

Christkindlmarkt është i përqendruar rreth një peme Krishtlindjesh 30 metra të lartë përpara bashkisë së qytetit në sheshin Marienplatz. Pema e Krishtlindjes është një vend i mirë për të takuar miqtë tuaj ose për t'u vizituar së bashku me familjarët.


Në Regensburg

Zhvillohet në oborrin e Pallatit Turn und Taxis, i zbukuruar me mijëra drita, qirinj dhe fenerë.


Datat për tregjet kryesore afër vendndodhjes tuaj mund ti gjeni në linkun e mëposhtëm:

24 views0 comments

Recent Posts

See All

Commentaires


bottom of page