Mësimi i gjuhës është një angazhim afatgjatë, kështu që nuk është për t'u habitur që ndonjëherë bëjmë një pushim. Ndoshta keni pushuar gjatë verës, ose ndoshta keni qenë të zënë me punë. Kjo është e kuptueshme. Këtu janë shtatë këshillat tona për t'u rikthyer në mësimin e gjuhës pas një pushimi të gjatë.
1. Mendoni pozitivisht
2. Rikujto / Përsërit
3. Merrni kohën tuaj
4. Filloni me ritme të ngadalta
5. Zgjeroni ekspozimin tuaj gjuhësor
6. Vendosni një qëllim
7. Shpërblejeni veten
1. Mendoni pozitivisht
Cilado qoftë arsyeja e pushimit tuaj, është koha për të filluar nga e para. Përpiquni t'i qaseni rrugëtimit tuaj të rinovuar të mësimit të gjuhës me një mendim pozitiv në vend të fajit se përse nuk e vazhduat mësimin e gjuhës. Jini të sinqertë me veten se pse mësimi i një gjuhe të huaj ndaloi aty dhe bëni disa ndryshime këtë herë. Ndoshta nuk keni bërë qëllime konkrete ose nuk keni caktuar kohë për të vazhduar me mësimet tuaja pas përfundimit të një kursi. Kjo është gjë mirë! Ju po ecni përpara tani dhe kjo është gjëja e rëndësishme.
2. Rikujto / Përsërit
Është e natyrshme të harrosh informacione kur ke kohë pa punuar me aftësitë e tua gjuhësore. Mos u përpiqni të nisni përsëri aty ku ndaluat, por bëni disa hapa prapa dhe rikujtoni disa tema mësimore. Nuk po kthehesh prapa në kohë, por po konsolidon njohuritë e tua, kështu që kur të ecni përpara për të qenë të përgatitur. Kthehuni tek shënimet tuaja të mëparshme të kursit dhe formuloni disa fjali. Madje kthehuni dhe përsëritni disa mësime nëse mundeni.
3. Merrni kohën tuaj
Është bukur thjesht t’i hedhësh një sy dhe të mos lexosh në të vërtetë gramatikë dhe fjalor sepse duken të njohura. Mos u nxitoni. Përsëritja është po aq e dobishme sa të mësosh diçka të re. Ju mund të gjeni gjëra që nuk kishin kuptim më parë për ju, kështu që mund t’i kuptoni tani që keni pak kohë. Përsëritja e informacioneve që keni mësuar më parë mund të jetë shumë shpërblyese dhe do të ndërtojë besimin tuaj për të përballuar nivele të reja.
4. Filloni me ritme të ngadalta
Ju nuk keni nevojë të nisni direkt në një kurs gjuhësor intensiv për të vazhduar përsëri mësimin e gjuhës. Shkarkoni disa aplikacione të reja dhe punoni me një fjalor për disa minuta në ditë, emërtoni gjërat në gjuhën që po mësoni ndërsa bëni rutinën tuaj të përditshme ose imagjinoni një bisedë të thjeshtë me dikë dhe flisni me zë të lartë. E gjithë kjo ju ndihmon të përmirësoni gjuhën.
5. Zgjeroni ekspozimin tuaj gjuhësor
Rikthimi në kurs është i shkëlqyeshëm, por përpiquni të zhyteni edhe në aspekte të tjera të kulturës. Shikoni blogjet e ndryshme në rrjete sociale dhe Youtubers dhe ndiqni faqe të ndryshme në gjuhën që ju po mësoni. Ju do të merrni një fjalor të ri dhe gjithashtu do të përmirësoheni dita ditës.
6. Vendosni një qëllim
Është e lehtë të dalësh sërish nga rruga nëse nuk ke objektiva të vendosura. Qëllimet e mëdhaja janë të shkëlqyera, por mund t'ju krijojnë dekurajim në një afat të shkurtër. Vendosja e qëllimeve afatshkurtra është një mënyrë e mirë për të mbajtur motivimin tuaj. Zhvilloni përsëri një kurs dhe vendosni synimin tuaj se deri ku doni të arrini. Klasat në OLC janë shumë të përshtatshme sepse zhvillohen zakonisht 3 herë në javë online, gjë që do ju bëjë që të menaxhoni kohën tuaj duke mësuar nga rehatia e shtëpisë si dhe të mbaroni një nivel për një muaj.
7. Shpërblejeni veten
Arritja e një qëllimi është një ndjenjë e mrekullueshme, por po ashtu është një shpërblim konkret. Përgatitni disa shpërblime për arritjen e qëllimeve tuaja, edhe nëse është një gjë e vogël. Festimi i duhur i përparimit tuaj është po aq i rëndësishëm sa vendosja e këtyre objektivave në fillim. Dhe pa dyshim që do të frymëzoheni akoma më shumë për të vazhduar më tej!
コメント